Friday, April 26, 2024
HomeAktualitetMbërrijnë oficerët e FBI. Çfarë pritet të ndodhë në Shqipëri?

Mbërrijnë oficerët e FBI. Çfarë pritet të ndodhë në Shqipëri?

-

Kanë zbarkuar në Shqipëri, 12 oficerë amerikanë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Mësohet se oficerët e FBI-së do të trajnojnë grupin që do të përfshihet në Byronë Kombëtare të Hetimit, i cili nis nga puna me fillimin e zbatimit të reformës në drejtësi.

Oficerët FBI-së janë të specializuar kryesisht në operacionet për gjetjen dhe gjurmimin e pastrimit të parave por edhe në gjurmimin e transaksioneve financiare. Kontigjenti që ata do trajnojnë përbëhet nga një grup djem e vajzash të reja që kanë kryer universitetin dhe janë rekrutuar për të shërbyer si pjesë e bërthamës së Byrosë Kombëtare të Hetimit shqiptar.

Byroja Kombëtare e Hetimit do të nisë nga puna menjëherë sapo të fillojë vlerësimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve aktualë nga dy institucionet e vettingut dhe Grupi Ndërkombëtar i Monitorimit. Ndërkaq, më fillim të muajit të ardhshëm hyn në fuqi edhe institucioni i Prokurorisë Speciale dhe Gjykatës Speciale.

Byroja Kombëtare e Hetimit ka për detyrë të ndjekë dhe hetojë krimet e korrupsionit, pastrimit të parave dhe përfshirjen e krimit të organizuar në lidhjet e saj me politikën dhe elementë të administratës shtetërorë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts