Friday, April 26, 2024
HomeAktualitetPolicia bën njoftimin e rëndësishëm: Fillojnë gjobat për këmbësorët.

Policia bën njoftimin e rëndësishëm: Fillojnë gjobat për këmbësorët.

-

Policia Rrugore Tiranë paralajmeron te gjithe qytetaret qe shkellin rregullat e qarkullimit rrugor se ne ditet ne vijim do te nisin gjobat edhe ndaj tyre, pervec shoferëve.

Policia Rrugore e Tiranës njofton se “gjatë 24 orëve të fundit por dhe në ditët e kaluara ka konstatuar se dhe nga qytetarët ka shkelje të shumta të rregullave të qarkullimit rrugor, ku qytetarët nuk respektojnë vijat e bardha, mbikalimet në ato vende ku ka, nuk respektojnë semaforin, apo nuk kontrollojnë rrugën për të kaluar nga një krah në krahun tjetër në ato vende ku mungon semafori”.

Policia Rrugore në ditët në vijim do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj qytetarëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Sikundër do të intensifikojmë akoma më shumë masat në drejtim të parandalimit dhe ndëshkimit të atyre drejtuesëve të automjeteve që nuk respektojnë të drejtën e këmbësorëve në vijat e baradha, apo ku mungojnë vijat e bardha dhe semaforët nuk i japin përparësi kalimit të këmbësorëve.

Në këtë kuadër, gjatë 24 orëve të fundit , në zbatim të planit të masave për kontrollin e ciklomotorëve dhe motomjeteve, për përdorimin e kaskave mbrojtëse dhe dokumentacionin përkatës, nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, është goditur një rast i mitëdhënies ku është arrestuar në flagrancë drejtuesi i motoçiketës në tentativë për të korruptuar punonjësin e policisë me qëllim shmangien e masës administrative.

Policia Rrugore ka konstatuar dhe ndëshkuar drejtues automjetesh, kryesisht në orët e vona të natës për mosrregullimin e shpejtësisë veçanërisht në zonat e banuara, në afërsi të vendkalimeve të këmbësorëve apo që bëjnë gara në shpejtësi duke u bërë rrezik serioz për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Janë arrestuar 4 drejtues mjetesh të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur duke variuar nga 1.4 Mg/L deri në 1.61 Mg/L.

Gjithashtu janë arrestuar edhe 5 drejtues mjetesh për drejtim të automjetit pa leje drejtmi.

Po gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e qarkut Tiranë, shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur gjithsej 634 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, nga këto:

66 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit,
42 masa për mospërdorim të kaskave mbrojtëse,
37 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
30 masa për shpejtësi tej normave të lejuara,
25 masa për parakalim të gabuar,
11 masa për shkelje të semaforit,
10 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit,
dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme.

Janë pezulluar 49 leje drejtimi, nga të cilat: 30 për shpejtësi tej normave të lejuara, 8 për pije alkoolike, e 11 për shkelje të tjera.

Policia Rrugore iu bën thirrje të gjithë drejtuesëve të automjeteve, të mos ecin me shpejtësi tej normave të lejuara, të mos bëjnë maovrime të gabuara në rrugë, të mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, pasi masat penalizuese do jenë ekstreme, rrugët monitorohen me radarë dhe me shërbime të Policisë Rrugore.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts