Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne fshatin Fjerze te Pukes ku dy turist kane rene pre e nje grabitje. Ne njoftimin e saj policia thote:
Më datë 19.08.2017, jemi njoftuar nga salla operative e Komisariatit Policisë Tropojë, se në orën 08:30 të datës 19.08.2017, janë paraqitur dy shtetas të huaj E. T, 54 vjeçe dhe bashkeshorti K. T, 61 vjeç, banues në Vjenë, Austri, për të bërë kallzim.
Nga hetimet paraprake të kryera ka rezultuar se në fshatin Fierzë, Njësia Administrative Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz, me datë 18.08.2017, rreth orës 23:30, këta shtetas kanë qënë duke pushuar në anë të rrugës automobilistike kur dy shtetas të paidentifikuar u kanë marrë me dhunë një sasi parash prej 700 Euro dhe një telefon celular.
Menjëherë janë nisur forcat e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe grupi hetimor i Komisariatit të Policisë Pukë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Janë ngritur pika të shumta kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.
Po punohet intensivisht për zbardhjen e ngjarjes.