Monday, March 27, 2023
HomeAktualitetSezoni turistik - AKU ushtron mbi 1200 kontrolle në lokale e fast-foode

Sezoni turistik – AKU ushtron mbi 1200 kontrolle në lokale e fast-foode

-

Plot 1285 kontrolle janë ushtruar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për periudhën qershor-gusht në biznese ushqimore të cilët prodhojnë, përpunojnë dhe tregtojnë produkte ushqimore bare, restorante, fast-foode, pastiçeri, supermarkete, minimarkete, njësi prodhimi dhe tregtimi akullore”.

Nga inspektimet e kryera janë marrë 384 masa administrative me gjobë dhe paralajmërime për subjektet, në të cilat janë vërejtur mangësi të kushteve higjieno-sanitare, mungesë dokumentacioni shoqërues, mungesë të librezave shëndetësore të personelit dhe analizës së ujit, mungesë e planit mbi masat e luftës kundër dëmtuesve, brejtësve dhe insekteve (plani 3D).

Numri më i madh i inspektimeve është kryer në qarqet Durrës dhe Vlorë, për shkak edhe të subjekteve të shumta, që ushtrojnë aktivitetin , si bare , restorante, fast-foodeetj

Në çdo rast inspektorët e AKU kanë kryer kontrolle periodike në të gjitha restorantet dhe subjektet e tjera, për të garantuar sigurinë ushqimore në zonat bregdetare, aty ku konsumi është rritur ndjeshëm për shkak të rritjes së fluksit të madh të pushuesve.

Autoriteti Kombëtar I Ushqimit I bën thirrje të gjithë konsumatorëve , që për çdo shqetësim që kanë lidhje me sigurinë ushqimore , të denoncojnë pranë portalit online “Inspektori digital”.

2-11

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,752FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts