
Bodybuilder-i i njohur, Rich Piana e ka humbur betejën me vdekjen, pasi qëndroi për dy javë në koma prej mbidozës së steroideve.
Lajmi u bë i ditur nga e dashura e tij, e cila vërtetoi se ai konsumonte steroide për më shumë se 30 vite.
Para dy javësh, 46-vjecari u dërgua me urgjencë në spital pasi ishte rrëzuar në banjë. E dashura e tij Chanel u përpoq ta kapte por nuk ia doli prej madhësisë së tij trupore.
Policët gjetën në shtëpinë e tij 20 shishe steroide(proteina) dhe pluhur të bardhë. Dihet se bodybuilder-i ka fituar shumë konkurse gjatë viteve, ndërsa vitin e kaluar pranoi se konsumon steroide.