Viti i ri shkollor, Basha: Në vend të gëzimit sjell ankth financiar.

0
262

Sipas kreut të PD-së, Lulzim Basha, viti i ri shkollorë në vend të gëzimit sjell ankth financiar, pasi, sipas tij, ne jemi i vetmi vend në Europë ku librat për shkollimin e detyrueshëm nuk jepen falas.

Nëpërmjet një statusi në facebook, Basha denoncon faktin se “qindra mijëra nxënës de familjarët e tyre, paguajnë mbi 15 milionë dollarë çdo vit për librat e shkollave fillore dhe të mesme”.

Sipas Bashës, një qeveri në shërbim të njerëzve investon në libra dhe mjete shkollore, jo në fasada ministrish dhe luks qeveritarësh.

Postimi i plotë i Bashës në facebook:
Në vend që të sjellë gëzim, fillimi i shkollës sjell ankth financiar dhe vështirësi për qindra mijëra nxënës dhe familjarët e tyre që paguajnë mbi 15 milionë dollarë çdo vit për librat e shkollave fillore dhe të mesme.
Jemi vendi i vetëm në rajon ku librat për shkollimin e detyrueshëm nuk jepen falas, madje që të blesh këto tekste shkollore prindërit dhe nxënësit torturohen me orë të tëra në radhë për shkak të sistemit klientelist të shpërndarjes në pak pika.
Librat për arsimin e detyrueshëm duhet të jepen falas dhe të shpërndahen nga vetë shkollat. Kjo do të ishte një ndihmë të madhe për familjet shqiptare dhe shkollimin e fëmijëve të tyre.
Një qeveri në shërbim të njerëzve investon në libra dhe mjete shkollore, jo në fasada ministrish dhe luks qeveritarësh.

299732