Friday, April 26, 2024
HomePolitikëDreka me Lulzim Bashën, ja çfarë shkruan ministri teknik i PD-së

Dreka me Lulzim Bashën, ja çfarë shkruan ministri teknik i PD-së

-

 

Ministri në largim i PD-së Dritan Demiraj ka shprehur një mesazh falënderimi për kreun e opozitës Lulzim Basha pas drekës që ministrat teknikë patën sot me të në përfundim të detyrës së tyrë për 4 muaj.

Demiraj shkruan në “Facebook” se ishte privilegj bashkëpunimi me ministrat e tjerë dhe thotë se dreka e sotme konfirmoi bashkëpunimin në interes të çdo qytetari shqiptar.
“Të nderuar miq! Ishte nder dhe privilegj që shërbyem për rreth 4 muaj në detyra si ministra të qeverisë. Falënderoj z. Lulzim Basha për besimin, mbështetjen dhe nominimin. Gjithashtu ishte privilegj bashkëpunimi me Znj Ledina Mandia, znj Xhulieta Kërtusha, Znj Helga Vukaj dhe Znj Mirela Karabina, Doktor Arben Beqiri dhe Z. Gazmend Bardhi. Takimi dhe dreka e sotme as më pak as më shumë konfirmojnë bashkëpunimin e gjatë në interes të çdo qytetari shqiptar, për një demokraci të prekshme nga çdo qytetar dhe për një qeverisje shumë më të mirë”, shkruan Demiraj.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts