Bashkia e Lezhës planifikon përfshirjen e taksave vendore në faturat e ujit të pijshëm, për të pasur mundësinë e mbledhjes së tyre.
Kjo masë pritet të merret për shkak se pagesa e taksave vendore nga qytetaret e Lezhës është në nivele mjaft të ulëta. Drejtori i Shërbimeve në Bashkinë Lezhë Ndue Lushi thotë se në të ardhmen këto taksa do të jenë pjesë e faturave të ujit.
Lushi: Jemi mjaft dobët me tarifat familjare. Po punohet që ta kalojmë tarifën e pastrimit me faturën e ujit të pijshëm.
Zyrtarët thonë se nëse qytetarët e Lezhës nuk paguajnë taksat, kjo përkthehet me mungese të ardhurash për Bashkinë që nuk ka mundësi të ofrojë shërbimet e duhura për taksapaguesit.