Për vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi ka reaguar dhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, duke shprehur fillimisht ngushëllime për familjen e më pas duke ngritur alarmin se rraste të tilla janë shtuar shumë në vendin tonë.
Në komunikimin e tyre për shtyp, UGJSH, shprehet se rasti i gjyqtares nuk është i vetmi, pasi ditë për ditë dëgjohet për dhunë në familje dhe për vrasje që nuk kursejnë asnjë.
Uninoi i Gjyqëtarëve, kërkon ndërgjegjësim makisimal për zhdukjen e këtij fenomeni shoqëror dhe zbulimin e shkaqeve pse ndodhin këto vrasje për të arritur në zhdukjen e tyre.
Reagimi i plotë i Uninit të Gjyqtarëve të Shqipërisë
Reagimi i Unionit të Gjyqtarëve Me hidherim te thelle mesuam ndarjen nga jeta ne menyre makabre te koleges tone, nenes se dy femijeve, gjyqtares Fildes Hafizi. Ne emer te te gjithe kolegeve gjyqtare duam t’Ju shprehim ngushellimet me te sinqerta femijeve e te afermve te saj!
Lutemi se bashku qe Zoti T’Ju jape force per tu perballur me kete fatkeqesi te tmerrshme! Denojme me ashpersine me te madhe krimin e kryer dhe kerkojme procedimin sa me te shpejte te autorit! Sot eshte dita kur gjithe strukturat ligjzbatuese te bashkepunojne e te drejtojne gjithe fuqine e tyre per zbardhjen sa me shpejte te ngjarjes e me pas analizimin e drejte, objektiv e te paanshem te ketij rasti, pjese e nje fenomeni te shemtuar e pa asnje lidhje me vlerat e popullit tone.
Dhuna ne familje po kthehet ne nje fenomen mjaft te rrezikshem per shoqerine tone, duke mos kursyer askend : prinder, vellezer, motra, femije e vecanerisht gra, pavaresisht statusit te tyre social, detyres qe kryejne apo moshes.
Frenimi dhe zhdukja e ketij fenomeni shoqerisht te rrezikshem e moralisht te papranueshem kerkon nje ndergjegjesim e angazhim maksimal te te gjithe shoqerise dhe Shtetit, per te identifikuar e zhdukur fillimisht shkaqet e lindjes se kesaj dhune, per te identifikuar e gjetur pergjegjesite e me ne fund zgjidhjet e drejta. Le te lutemi se bashku sot qe Zoti ta pranoje prane Tij, nenen, motren, vajzen, shoqen dhe kolegen tone Fildes Hafizi, duke shpresuar qe ky rast te jete i fundit!