- TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit pas vizitës në selinë e komunitetit mysliman të Shqipërisë.
“Kjo është edhe një ditë përkushtimi, zotimi dhe përkujtimi për përgjegjësitë e secilit për një shoqëri të drejtë dhe në veçanti për politikën”, deklaroi Basha në një prononcim të shkurtër për mediat.