PUKE- Bllokohet aksi rrugor Pukë-Fushë Arrez. Shkak është bërë rënia e një masivi shkëmbor në rrugë. Ngjarja është regjistruar në afërsi të urës se Bicajve.
Sipas ‘BalkanWeb’ aktualisht 80% e trasesë është e bllokuar dhe se transporti i mjeteve të tonazhit të madh është i pamundur.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar në njerëz apo dhe mjete të dëmtuara.