Wednesday, May 1, 2024
HomeKronikaMegaperacioni - Kapen 2.3 ton marijuanë në Itali, arrestohen 1 shqiptar dhe...

Megaperacioni – Kapen 2.3 ton marijuanë në Itali, arrestohen 1 shqiptar dhe 1 italian

-

Një megaoperacion antidrogë në Itali ka çuar në sekuestrimin e 2.3 tonë marijuanë.
Operacioni u zhvillua nga Guarda de Financa e komandës së San Benedetto del Tronto.
Policia ka arrestuar dy pritësit e lëndës narkotike, një italian 63 vjeç dhe një shqiptar 24 vjeç. Kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur në këtë zonë.

21284629_10212046857440434_1344985050_o
Ndërkohë gomonia ka arritur t’i shpëtojë ndjekjes disa orëshe. Ajo ka humbur gjurmët në ujrat mes Kroacisë e Malit të Zi.
Mediat italiane raportojnë se finalizimi me sukses i operacionit u bë falë informacioneve që policia dispononte se një gomone e nisur nga Shqipëria ishte gati për të shkarkuar një ngarkesë droge në grykën e lumit Tronto.

21361092_10212046857560437_432742490_n
Dy të arrestuarit u bllokuan mbrëmë në një mjet furgon ndërsa ishin nisur drejt zonës së terminalit të plazhit në veri të grykës së lumit Tronto.
Ndërhyrja e menjëhershme e patrullës së ushtrisë çoi në gjetjen e 40 pakove të mëdha që përmbanin marijuanën.
Në të njëjtën kohë, trupat e njësive detare kanë nisur menjëherë kontrollin e porteve të San Benedetto del Tronto dhe Ankonës, ku kanë gjetur edhe 73 pako të hedhura jashtë bordit nga trafikantët.
Sapo kanë pikasur që janë zbuluar, ata janë larguar me shpejtësi të favorizuar dhe nga errësira.
Ata janë ndjekur nga policia deri në kufirin e ujërave kombëtare kroate dhe më pas kjo e fundit është tërhequr.

21298671_10212046857520436_1165956277_o
Krahas sasisë së drogës, janë sekuestruar dhe 25 bidona me gaz, që shërbente për të furnizuar me karburant mjetin lundrues të trafikantëve.
Të arrestuarit u shoqëruan me burgun Marino del Tronto.

21298715_10212046857640439_1530822019_o

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts