Wednesday, March 29, 2023
HomeAktualitetMartohet djali i deputetit të ndjerë të LSI, statusi prekës i Monika...

Martohet djali i deputetit të ndjerë të LSI, statusi prekës i Monika Kryemadhit

-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi përmes një statusi në Facebook fjalët e të cilit prekin thellë në zemër ka zgjedhur të urojë në ditën më të bukur, djalin e deputetit të ndjerë të LSI-së, Gjovalin Kadeli.

“Ndonëse jo fizikisht në këtë gëzim familjar, Kryemadhi ka bindjen se Gjovalini po e sheh gjithçka nga lart dhe po gëzon bashkë me ta.
I dashur Gjovalin, ti nuk je sot këtu me ne fizikisht. Por prania jote është kudo në këtë ditë të veçantë për djalin tënd të madh, te çdo familjar, te miqtë e shokët që po gëzojnë për martesën e Adit dhe Erjelës, te nëna Liza që i sheh fëmijët e tu që gëzojnë dhe martojnë vëllain e tyre, te Lirida, Adela dhe i vogli, Iridiani, që nuk është më i vogël, por burrë, që na priti të gjithëve sipas tradites që ti i mësove.
Të të trashëgohet djali Gjovalin.
Jam e bindur që po e sheh nga lart dhe po gëzon. 🙏🏻🙏🏻”,- shkruan ajo.

Deputeti i Lezhës, Gjovalin Kadeli u nda nga jeta më 26 maj, në njqë spital në Itali për shkak të një sëmundje të rëndë siç ishte pankreasi akut.

Gjovalin Kadeli ishte deputet i Partisë Socialiste para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013.
Ai nuk u përfshi në listat e kandidateve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, për shkak të kontradiktave me kryetarin e Partisë, Edi Rama.Pas largimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeveritar me Partinë Demokratike ai votoi pro ndryshimeve në qeverinë e Partisë Demokratike.

Si shpërblim Partia Demokratike e përfshiu atë në listat e saj të kandidatëve për deputetë nga ku ai zgjodh deputet i Partisë Demokratike. Ai premtoi se nuk do të largohej nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Pas marrjes së mandatit të deputetit ai u largua nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe iu bashkua Grupit Parlamentar të LSI.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,756FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts