Saturday, April 27, 2024
HomePolitikëDeputeti i LSI zbulon amanetin që i la Gjovalin Kadeli të birit...

Deputeti i LSI zbulon amanetin që i la Gjovalin Kadeli të birit në prag martese

-

 

Deputeti i LSI-së, Lefter Koka, ashtu si kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka qenë një nga të ftuarit në dasmën e Admirit, djalit të deputetit të ndjerë Gjovalin Kadellli.

E ndërsa zgjedh fjalët për ta uruar, ai zbulon për të gjithë edhe amanetin që Kadeli i ka lënë të birit para se të vdiste, amanet që më sa duket ai e ka çuar në vend.

“Se jeta ka dhe gezime! Me trashegime Admir e Orjela, jete te lumtur dhe bekimet e Zotit te keni!Me siguri Gjovja sheh nga lart e po ju bekon me buzeqeshjen e tij, ashtu si vetem ai qeshte e po gezon bashke me ne kurorezimin tuaj!U be sic ti Gjove deshe, nje dasem ku te mblidheshim te gjithe bashke femijet e tu, nena jote, familjaret, te dashurit e gjithe miqte e tu, te gezonim! Na mungon te gjitheve miku im i zemres! Urime nga zemra e jete te gjate bashke Admir & Orjela!”, shkruan ministri i Mjedisit Lefter Koka në një postim në rrjetin social Facebook, ku ka shpërndarë edhe fragmente nga ceremonia martesore.

Presidenti Ilir Meta, bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ministra të LSI-së, e kolegë të tjerë të ish-deputetit të ndjerë, ju bashkuan familjes Kadeli në këtë gëzim.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts