Çfarë ndodh me trupin pasi pini një gotë me birrë

0
17

Në 5 minutat e para: Pak minuta pasi keni kthyer gllënjkën e parë, Alkooli mbërrin në stomak dhe më përthithet nga gjaku. Udhëton përmes gjithë trupit për të mbërritur në tru dhe në muskuj.

10 minuta më pas: Trupi e shikon alkoolin si një helm, të cilin nuk e pranon dhe kërkon që ta nxjerrë jashtë.

15 minuta më pas: Stomaku provon që ta nxjerrë jashtë alkoolin e për këtë arsye prodhon një enzimë e cila mund të konvertojë alkoolin në disa komponentë kimikë. Ky transformim të kthen esëll, por nëse e tepron me pije, do të fillosh të jesh i dehur.

20 minuta më pas: Fillon të ndjesh efektet e alkoolit që mund të të japin ndjeshmërinë e euforisë e emocione të tjera.

45 minuta më pas: Mes 45-90 minutave pas pirjes, niveli i alkoolit arrin në gjak nivelin e tij maksimal.

1 orë pas: Do të ndjesh nevojën për të shkuar në banjë. Kjo mund të shkaktojë edhe dehidratim. Nëse ndalon së piri do të ndjehesh i përgjumur. Gjumi në fakt për shkak të dehidratimit, nuk mund të jetë i qetë.

12-24 orë më pas: Kur do të zgjohesh do të ndjesh problemet e tipi dhimbje koke, konfuzion, etje, dridhje, etj. Shumë prej këtyre efekteve për shkak të dehidratimit./360grade.al