Saturday, April 27, 2024
HomeAktualitetShkon në 90-të bilanci i viktimave nga tërmeti në Meksikë

Shkon në 90-të bilanci i viktimave nga tërmeti në Meksikë

-

 

Shkon në të paktën 90 bilanci i viktimave të tërmetit të fuqishëm me magnitudë 8.2, që të premten goditi Meksikën. ‘Janë 71 personat që humbën jetën vetëm në Oaxana’, ka deklaruar Jesus Gonzalez, zëdhënësi i mbrojtjes civile, i cituar nga mediat ndërkombëtare.

Të paktën 15 të tjerë kanë vdekur në Shtetin e Chiapas, ndërsa katër të tjerë janë konfirmuar në Shtetin e Tabasco, më ne veri, thanë burimet.

‘Ky është tërmeti më i fuqishëm në historinë e Meksikës, por jemi akoma këtu, Oaxana është në këmbë’ tha guvernatori i shtetit Alejandro Murat, në një prononcim radiofonik lokal.

Më shumë se një mijë ushtarë janë mobilizuar në rajon, ndërsa qeveria po mbulon me ushqim dhe veshmbathje të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts