Friday, January 24, 2025
HomeAktualitetSarandë, 4 turistë me skaf rrezikojnë të mbyten në det

Sarandë, 4 turistë me skaf rrezikojnë të mbyten në det

-

Katër turistë rrezikuan jetën e tyre ndërsa ndodheshin në det me një mjet lundrues.

Moti i keq me erëra të forta përfshiu shumë zona të vendit, përfshirë edhe bregdetin e Sarandës ku udhëtonin me skaf 4 turistët, përkatësisht me iniciale B.S, L.V, F.B dhe A.A.

Policia bëri me dije se mjeti lundrues që rrezikohej të mbytej ndodhej në vendin e quajtur zona e  “Manastirit”.

“Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Roja Bregdetare  pas marrjes së sinjalizimit për ndihmë janë nisur në drejtim të zonën  ku kishin mbetur me mjetin lundrues  skaf, katër shtetas suedezë  të cilët kërkuan ndihmën e policisë, pasi deti ishte me shumë dallgë dhe rrezikonin të mbyteshin.

Shërbimet e Policisë  kanë bërë të mundur dhënien e ndihmës duke e nxjerrë në breg të detit turistët së bashku me mjetin lundrues. Turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore”, sqaron policia e Vlorës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts