Friday, April 26, 2024
HomePolitikëRisia, Rama: Gjatë një viti politik, qeveria do mblidhet nga një herë...

Risia, Rama: Gjatë një viti politik, qeveria do mblidhet nga një herë në çdo qark

-

“Qeveria gjatë një viti politik do mblidhet nga një herë në çdo qark. Jo për mbledhje simbolike, por për t’u spostuar në cdo qark për të punuar atje. Çdo ministër duhet të qëndrojë 1 herë në një muaj në një qark. Do zbatojmë kontratën me qytetaret”- tha Rama.

Ndër të tjera ai u shpreh se pavarësisht reagimit të PD do vazhdojnë të respektojnë seancat në Kuvend.
“Do respektojmë cdo seancë. Ju falënderojmë për këtë kontribut unë dua të nënvizoj se pavarësisht reagimit të PD ndaj qasjes tonë. Qasja jonë nuk ndryshon dhe ne nuk do shkojmë në atë sallë për avazin e vjetër, por për të respektuar rendin e ditës dhe për ta mbajtur të shtrirë dorën e opozite. Në mbledhjen e ardhshme të grupit do nënshkruajmë marrëveshjen mirëkuptimit mes anëtareve të kabinetit dhe ministrit. Marrëveshja përmban gjithçka na duhet për të pasur një fuqi komunikuese me publikun.

(d.d/BalkanWeb)

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts