Thursday, April 25, 2024
HomeAktualitetRama i përvishet PD: Unë prishësi i kullës së Prekë Calit? Bosh...

Rama i përvishet PD: Unë prishësi i kullës së Prekë Calit? Bosh se bosh u mbeti koka…

-

Dy ditët e fundit ka ngjallur debat shembja e shtëpisë së figurës së njohur antikomuniste të Prek Calit, nga fadromat e INUK.

Lidhur me këtë situatë të krijuar, dhe akuzave nga Partia Demokratike që i kanë drejtuar gishtin e fajtorit Edi Ramës, ka reaguar Kryeministri.

Përmes një statusi në Facebook, dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë Rama i cilëson akuzat e ardhura nga PD të sajuara.

“Unë prishësi i kullës së Prekë Calit? Bosh se bosh u mbeti koka o të shkretë që veç shani për çka sajoni vetë, s’ka derman për ju vajmedet” shkruan Rama

Më herët, PD dhe kryetari i saj Lulzim Basha akuzuan Ramën për prishjen e shtëpisë duke e akuzuar edhe si pinjoll të komunizmit.

 

Banorët e Verposhit dhe familjarë të patriotit Prek Calit protestuan dje pas shembjes të panjoftuar nga policia të mureve të Kullës muze të Prek Calit.

Ata dënuan ashpër ndërhyrjen e Policisë e cila me fadromë prishi muret të cilat kishin nisur të restauroheshin.

“Kjo është vdekja e dytë që i ndodh Prek Calit dhe kullës së tij”, thanë banorët. Shqiptarë nga Amerika bënë të mundur mbledhjen e një fondi për të restauruar Kullën prej guri të patriotit të madh Prek Cali, për ta kthyer atë në një muze. Përpjekja e shqiptarëve në diasporë erdhi për të nderuar veprën patriotike të Prek Calit, që nga rezistenca e tij në fillimet e shtetit shqiptar, që bënë të mundur që Vermoshi të jetë pjesë e Shqipërisë, e deri në rezistencën e parë kundër komunizmit në Shqipëri, gjë për të cilën Prek Cali u ekzekutua.

Në mbështetje të tyre ishte edhe kryetarit i PD-së, Anton Kokaj. Ai mbështeti protestën e banorëve të Vermoshit duke e cilësuar aktin e policisë si ç’njerëzor duke përdhosur kujtimin e patriotit më të madh të zonës së Kelmendit. E.C/ Copyright Tiranapost.al

555

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts