Saturday, September 30, 2023
HomeKulturëRrefimi i I.Kadare: Ne jemi europiane. Skenderbeu luftoi pushtuesin. Cdo mbretereshe eshte...

Rrefimi i I.Kadare: Ne jemi europiane. Skenderbeu luftoi pushtuesin. Cdo mbretereshe eshte e huaj

-

Pati polemika, a e cenon figurën e Skënderbeut ideja se e ëma ishte serbe?
“Fare, fare hiç. Se harrojmë ne shqiptarët e historianët tanë të sotëm që tërë dinastitë dhe familjet e mëdha europiane feudale mbretërore, bënin krushqi me njëra-tjetrën. Pra, princeshat e mbretëreshat, shumica dërrmuese janë me gjak të përzier. Krushqitë kështu bëheshin, mbretërit bëheshin me mbretërit fqinjë. Si e harrojmë ne këtë gjë, s’e kuptoj dot. Të bësh krushqi do të thotë të ndërrosh gjakun, të përzihesh me tjetrin. Të jetë nëna e huaj është normale, shumica e mbretëreshave janë të huaja. Nuk thotë njeri që bën fëmijët e ata i përkasin popullit tjetër..

-Kjo është e vërtetë, por në atë kohë martesat mes etnive siç thoni ju ishin të zakonshme, por jo ndoshta mes feve të ndryshme. Të paktën kështu thotë edhe Mustafa Nano. Çfarë është sipas jush më shumë Skënderbeu, shqiptar apo i krishterë?
Skënderbeu është një shqiptar i krishterë, ose një i krishterë shqiptar, por ai është i të gjithëve dhe fakti është që 500 vjet histori shqiptare nuk e ndau figurën e tij. Herë e parë që ndahet sot.

 

Figura e Skëndërbeut mishëron Perëndimin.

Ai nuk e bëri luftën për të hequr myslimanizmin, e bëri për ta hequr Shqipërinë nga osmanizmi.

Në qoftë se ai donte ta hiqte vendin nga Perandoria Osmane, kjo na nderon neve të gjithëve.

Ka një gjë shqetësuese, nuk duhet të ishte ky debat, Shqipëria duhet ta kishte sqaruar më përpara.

Vendi komunist i pengoi ca gjëra të sqaroheshin.

Unë kam një mendim të prerë, Shqipëria është një vend europian i natyrshëm, jo artificialisht, është eropian me tokë, me gjuhë, me zakone, ky është një realitet objektiv.

Skëndërbeu është një i krishterë shqiptar dhe ai është i të gjithëve dhe 500 vjet histori shqiptare nuk e ndau historinë e tij, po e bëjnë sot”, theksoi Kadare.

 

Ju keni një botim të dedikuar identitetit europian të shqiptarëve. Sot në 2017-ën, mendoni se ky identitet është i cënuar apo ka rrezik të cenohet disi?
Unë kam një mendim të prerë. Shqipëria është një vend europian, nuk është artificialisht europian si pjellë e një propagande, ose një rrymë kulturore emancipuese, por është europian i mirëfilltë. Europian me tokë, me histori, me gjuhë, me zakone. Ne nuk dimë ca gjëra themelore për Shqipërinë dhe tamam këtë gjë nuk e dimë mirë, sa evropiane është Shqipëria në gadishullin ballkanik në krahasim me vendet e tjera? Nuk e marrim faljen evropiane për t’u mburrur, është një realitet objektiv. Shqipëria kur them unë evropiane- në shek.15 kur erdhi Skënderbeu pak vende të Ballkanit ishin përcaktuar si europiane, mezi po fillonin. Të tjera vende ishin nën ndikimin rus, sllav, Serbia, Bullgaria etj; prandaj Shqipëria është vend evropian natyrshëm. Evropianizmi, për fat të keq do them një gjë që duket ekstravagante, ka filluar me luftë. Lufta e republikës së ashpër dhe mizore që ishte Roma, që i kalli datën tërë shteteve evropiane në atë kohë, ishte ajo që farkëtoi Europën.

Si është e mundur që një republikë që presupozohet që të jetë shteti më i përparuar e më liberal, të jetë ajo që nxit kontinentin më përparimtar në botë që u krijua, sepse Europa është kontinenti. Mirëpo ardhja e komunizmit, e ngatërroi krejt këtë punë. Komunizmi deshi ta kthente Europën të prapambetur, që është më e keqja nga të gjitha. Historia botërore nuk ka guximin sot ta korrigjojë këtë mendim marksist e të gabuar në themel, që nuk është Perëndimi perëndim i botës. Nuk është Rusia sllave shpresë e botës, jo, Europa mbetet prapë. Ne duhet ta respektojmë këtë gjë. Shqipëria sot mund të jetë vetëm evropiane. Nuk ka Shqipëri-Shqipëri, ka Shqipëri Europiane. Duhet të na mbushet mendja që është kështu. Nuk është as narcizëm europianist, as nuk është për të përçmuar vendet e tjera, përkundrazi shqiptarët shumë shpejt do bëhen fakt europian, nis në Ballkan, i klasit të parë. Shto edhe serbët për të marrë vesh ngaqë konflikti shqiptaro-serb është shumë i fortë. Për shembull Greqia prej kohësh nuk e ka këtë epitet sepse Greqia ka mbajtur trashëgiminë bizantine, është lidhur peng pas saj.

 

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,875FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts