Friday, September 20, 2024
HomePolitikëVettingu në radhët e policisë, ish-ministri i Brendshëm: Kush duhen përjashtuar të...

Vettingu në radhët e policisë, ish-ministri i Brendshëm: Kush duhen përjashtuar të parët

-

Police duke u perpjekur ndalojne ish te perndjekur politike te cilet u perpoqen te hyne ne godinen e parlamentit Shqiptar. Protestuesit kerkojne miratimin e projektligjit per demshperblimin e diteve te tyre te burgut.

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, Vettingu-n në radhët e policisë, si urdhër i parë i firmosur nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, e ka quajtur “shoë” të këtij të fundit dhe të kryeministrit Edi Rama.

Në një reagim të tij, deputeti demokrat thotë se ishte vetë Rama i pari që shkeli e përdhosi Vettingu-n që në momemtin që caktoi Xhafajn ministër.
Noka shprehet se Rama e Xhafa janë të parët që duhet të përjashtohen nga Vettingu, i pari si urdhërues i kanabizimit dhe i dyti si ish-hetues komunizmi me lidhje kriminale familjare në demokraci.

“Show i radhes i Rames e Xhafes eshte vetingu ne radhet e policise.. Vetingun ne fakt e ka shkelur dhe perdhosur i pari Edi Rama qe e beri Fatmir Xhafen minister te rendit. Rasti klasik se si vettingu perjashton dike ose ia ben te pamundur marrjen e nje posti te larte publik, eshte vet Rama si urdheruesi i kanabizimit dhe orjentues i kriminalizimit Policise Pas tij edhe Xhafa s’ mund te behej minister i Brendshem si nje ish hetues i komunizmit dhe me lidhje kriminale familjare ne demokraci,” shprehet ai.

Noka gjithashtu thotë se Vettingu nuk ka vlerë nëse nuk prek të gjithë kupolën e policisë me Haki Çakon në krye.

“Sa i perket policise, vettingu perseri eshte i pavlere nese nuk fillon nga e gjithe kupola e policise me Hakiun ne krye duke filluar nga drejtoret, shefat e komisariateve e shefave e krimit e deri tek inspektore e zonave te kanabisit pasi keta jane perfitues te kanabizimit dhe trafikimit masiv . Nese nuk largohet dhe nuk cohet para ligjit kupola e policise, te tjerat pastaj jane shfaqje teatrale per konsumin e dites.Nuk lahen duart nga droga dhe krimi me largimin e Saje Qorrit. E keqja u lind e u rrit ne polici me investimin e Rames,” thotë Noka.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts