- LEZHE-Një 18 vjeçar është arrestuar nga policia në Lezhë, pasi ka kanosur me mesazhe një minorene 17-vjecare duke i kërkuar 7 mijë euro përmes shantazhit, pasi në të kundërt do t’i publikonte një foto intime në rrjetet sociale. Në pranga ka përfunduar Kristian N. 18 vjeç, banues në Lezhë.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
(d.d/BalkanWeb)