Por gjithë kështjella e ngritur nga propaganda u shemb si një kala rëre brenda dy orësh, madje mu në mes të Shkodrës, në mitikun “Loro Borici”, sepse Vllaznia u mund nga Teuta 1-0 dhe doli pa pikë nga fusha e saj e në prani të tifozëve të saj. Trajneri Armando Cungu tha pas ndeshjes se ndjente trishtim nga humbja, dhe këtë herë pati dozat e duhura të sinqeritetit, kur tha se “Vllaznia nuk është ende një ekip që mund të fitojë titullin. Nuk jemi ende një grup i fortë dhe duhet të bëjmë llogaritë si të marrim më të mirën prej lojtarëve që kemi në dispozicion”. Qëndrim më korrekt profesional nuk mund të ketë, ndërsa ata që lexojnë mirë edhe indirekt deklaratën e Cungut, mund ta përkthejnë shkurt e bukur edhe në formën “Vllaznia është për mbijetesë”.
Me pak fjalë, Vllaznia u fry si kaposh në javën e parë pas fitores me Lushnjën nga njerëzit propogandistë të kryetares së bashkisë, por dueli me Teutën bëri që Vllaznisë t’ bien shpejt “puplat” dhe strateges Voltana Ademi t’i dalë boja. Edhe një herë tjetër tifozët nxituan të shfrynin dufin ndaj bashkisë për mungesën e respektit të duhur për këtë skuadër legjendë të futbollit shqiptar, e cila dergjet në kampionat për të marrë pikë të mjaftueshme që të qëndrojë në kategori. Me Voltanën si stratege objektivat e Vllaznisë për titull e kupa janë ëndrra të varrosura. Prandaj ky klub me emër të madh ka nevojë të clirohet nga matrapazët e bashkisë e t’i jepet drejtim nëpërmjet sponsorizimit që të njohë shkëlqimine merituar. Sa i takon Voltanës dhe këshilltarëve-sekserë për sportin në Bashki, ka kohë që u ka dalë boja. Pamfleti.com/