Deputeti i PD, Flamur Noka deklaroi se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konfirmuar atë që opozita ka denoncuar më parë, që mbjellja dhe trafiku i drogës është bërë me bekimin e policisë. Noka tha se vettingu në radhët e policisë së shtetit është shou i radhës i ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit.
Noka: Pra Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konfirmaur atë që kemi thënë në qe mbjellja, trafikimi i drogës është bërë me bekimin e policisë. Ka konirmuar që në policinë e shtetit inkriminimi është i shtrirë në të gjithë strukturat policore dhe kryesisht në kupolën e saj.
Ka konfimruar që bekimi i këtij inkriminimi dhe kultivimi i kanabist është politik, pranga kryeministri dhe ministri.
Ky veting është shou i radhës i qeverisë, sespe vetingu duhet të fillojë me Ramën që e ka kthyer Shqipërinë në Kolumbi, me Fatmir Xhafën dhe duhet të vazhdojë deri tek kupola. Nuk ka veting duke bërë shou, por duke larguar të gjithë këta nga strukturat e policisë dhe kupola politika.
Pra konfirmojmë që ky është një shou i radhës dhe koha do të vërtetojë se do të jetë shou dhe do të bëhët ndonjë gjueti parciale dhe jo vetting brenda policisë.