Friday, January 27, 2023
HomePolitikëFleckenstein: Zbatimi i reformave sjell çeljen e negociatave në mars të 2018-ës

Fleckenstein: Zbatimi i reformave sjell çeljen e negociatave në mars të 2018-ës

-

“Nëse Shqipëria vijon me zbatimin e reformave atëherë do të ketë çelje të negociatave në muajin mars të vitit 2018”. – Kështu është shprehur, Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Flekenstein, në një konferencë për mediat. Fleckenstein deklaroi se përgjegjësia për vendimin e hapjes së bisedimeve është e Këshillit Evropian, i cili ve vulën finale.

 

“Përgjegjësia e vendimit për çeljen e negociatave është e Këshillit dhe jo e PE. Por dëshiroj t’ju konfirmoj që ne në PE do të vazhdojmë të punojmë dhe inkurajojmë të gjithë aktorët, qofshin këto Komisioni apo Këshilli në BE, në mënyrë që negociatat me Shqipërinë gjysmën e parë të vitit të vjen. Kjo do të thotë që nëse Shqipëria vazhdon në rrugën e reformave, vendimi do të mund të merret në mars, ndërkohë që çdo gjë konkrete të fillojë në qershor.  Shqipëria do të vazhdojë të punojë shumë, ashtu siç ka bërë deri më tani, që të çelen negociatat e më pas të diskutojmë për çështje të tjera, deri në momentin kur Shqipëria të bëhet shtet anëtar i BE”

Fleckenstein deklaroi se nuk do të ishte e drejtë që Shqipërisë ti vendoseshin kushte shtesë për zgjedhjet.

 

“Ne gjithmonë kemi folur për zgjedhjet, por edhe pesë prioritetet kyçe dhe faktin që ato duhet të zbatohen. Nuk do të ishte e drejtë që të kishte kushte të tjera shtesë, apo të shtoheshin kushte të tjera për çeljen e negociatave”.

 

Eurodeputeti ka ripërsëritur se lufta antikanabis është një nga prioritetet kryesore për vendin.

 

“Do të presim raportin që do të na sjellin partnerët tanë italianë, të cilët zhvillojnë fluturime mbi Shqipërinë dhe do të na tregojnë se cila është situata në vend. Por është vërtetë një çështje serioze dhe ajo që ne duam të shikojmë ne është jo vetëm vullnetin e mirë sa i takon luftën kundër kanabisit, por edhe të punohet për të pasur një situatë më të mirë në të ardhmen”.

 

Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, shton se nevojën për zbatimin e reformës në drejtësi dhe nisjen e ndryshimeve ligjore në Kodin Zgjedhor.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,674FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts