Tuesday, April 16, 2024
HomeAktualitet“Pastrim territori”, pas Gjiknurit paralajmëron edhe Ogerta Manastirliu: Spitalet…

“Pastrim territori”, pas Gjiknurit paralajmëron edhe Ogerta Manastirliu: Spitalet…

-

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një deklaratë për mediat në Ministrinë e Shëndetësise, ka bërë me dije se do të nisë një aksion për lirimin e territorit të spitaleve në të gjithë Shqipërinë nga aktivitete dhe biznese që nuk kanë lidhje me spitalet.

“Ne jemi të palëkundur në vendosmërinë për të pastruar një herë e mirë spitalet dhe qendrat shëndetësore nga aktivitetet dhe ndërtimet që jo vetëm s’kanë kurrfarë lidhje me to, por pengojnë veprimtarinë e tyre duke u kthyer në një faktor që dëmton ndjeshëm cilësinë e shërbimit që ne duam të ofrojmë”,- është shprehur ajo.

Manastrliu u shpreh se ky aksion pritet të shtrihet në gjithë Shqipërinë dhe do mbështetet nga të gjithë institucionet shtetërore.

“Pushtimi 25 vjeçar i spitaleve dhe qendrave shëndetësore nga aktivitete që s’kanë lidhje me spitalet do marrë fund një herë e mirë”, shtoi ajo.

(m.a/BalkanWeb)

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts