Eshte ndare nga jeta ne moshen 80 vjecare, ish arbitri i UEFA dhe FIFA, shkodrani Tahir Kalaci.
Një nga emrat më të njohur të arbitrimit shqiptar për vite e vite me rradhë. Per shume vite ai ishte edhe kryetar i Kolegjiumit të Arbitrave të Shkodrës si dhe anëtar i kryesisë së Federatës Shqiptare të Futbollit.
I lindur në Shkodër më 14 prill të vitit 1937, Kalaci do të angazhohej shumë shpejt me arbitrimin me të cilin do të vazhdonte një jetë të tërë. Tahir Kalaci është maja më e lartë e arbitrimit në Shkodër dhe gjate karrieres se tij ka drejtuar me shume se 20 ndeshje nderkombetare.
Ceremonia e varrimit të tij do të zhvillohet ditën e mërkure në orën 12.00.