Tuesday, December 10, 2024
HomeAktualitetMinistri Bushati jep lajmin e mirë për shqiptarët në Gjermani

Ministri Bushati jep lajmin e mirë për shqiptarët në Gjermani

-

Ministri për Europën dhe Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Gjermani.

Në një status në Facebook, ministri Bushati shkruan se ambasadori shqiptar në Gjermani ka firmosur marrëveshjen për mbrojtjen shoqërore e cila shërben përtej fushës së pensioneve duke përfshirë edhe njohjen e ndërsjellë të sigurimeve shëndetësore, lejeve të lindjes, sigurimit për aksidente në punë dhe sëmundje profesionale, përfitimeve të papunësisë, familjare e shumë të tjera të parashikuara në të.

Bushati në FB shkruan: 

Lajm i mirë për bashkatdhetaret tanë. 
Një nga premtimet e Samitit të parë të Diasporës tashmë u bë realitet. 
Ambasadori ynë në Gjermani Artur Kuko sot ka firmosur marrëveshjen për mbrojtjen shoqërore e cila shërben përtej fushës së pensioneve duke përfshirë edhe njohjen e ndërsjellë të sigurimeve shëndetësore, lejeve të lindjes, sigurimit për aksidente në punë dhe sëmundje profesionale, përfitimeve të papunësisë, familjare e shumë të tjera të parashikuara në të. 
Qeveria shqiptare është e angazhuar që një marrëveshjeje të tillë të nënshkruaje sidomos me ato vende ku ka një prani të madhe të shqiptarëve. #DiasporaShqiptare

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts