E gjithë bota sot feston ditën ndërkombëtare të Paqes, e vendosur nga OKB 35 vjet më parë.
Dita Ndërkombëtare e Paqes është një festë e zyrtare që celebrohet çdo vit më 21 shtator. Ajo është vendosur për të simbolizuar paqen botërore.
Në ditën botërore të paqes nga të gjithë liderët botërore bëhet apel për shuarjen e luftërave dhe të dhunës. Për herë të parë dita u festua në vitin 1982 dhe është e njohur në shumë shumë vende të botës.
Çdo vit dita e paqes celebrohet me një moto të ndryshme për këtë vit moto e ditës së paqes është: “Së bashku për paqen: respekt, siguri dhe dinjitet për të gjithë”.