Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitetSpitalet pa drejtues, Ministria shpall konkursin dhe kriteret

Spitalet pa drejtues, Ministria shpall konkursin dhe kriteret

-

Drejtuesit e qendrave spitalore universitare ishin të vetmit që u shpëtuan kritikave publike dhe ultimatumit të Kryeministrit Rama për të dhënë dorëheqje.Kur të gjithë të tjerët u akuzuan për paaftësi dhe iu numëruan “të zezat” një më një duke i bërë përgjegjës të drejtpërdrejtë për gjendjen në të cilën ndodhet aktualisht sistemi shëndetësor, drejtuesit e 5 klinikave universitare ishin të vetmit që ia hodhën paq.

qsut_1

Kryeministri zgjodhi t’i përjashtonte, me argumentin se ata nuk kishin ndenjur “duarkryq” në 4 vitet e shkuara.

Por kur nuk janë bërë ende dy muaj nga takimi, ministria i shpall si vende vakante.

UDHËZIMI

Udhëzimi i parë i firmosur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, është ai për hapjen e konkursit dhe shpalljen e kritereve për emërimin e drejtuesve të rinj për 43 spitale.

fax

Në mesin e tyre janë rreshtuar edhe QSUT, Qendra Spitalore Universitare “Mbretëresha Geraldinë”, “Shefqet Ndroqi”, SUOGJ “Koço Gliozheni” dhe Spitali Universitar i Traumës. Titullarët e këtyre 5 institucioneve, që u duk se i kishin shpëtuar shkarkimit, po ashtu do të zëvendësohen.

KRITERET

Përmes një shkrese të posaçme, ministrja Manastirliu ka përcaktuar procedurat e përzgjedhjes, emërimit dhe shkarkimit të drejtuesve të rinj. Kandidatët e interesuar do të duhet të dorëzojnë pranë Ministrisë së Shëndetësisë letër interesi, CV, dëshmi penaliteti dhe dy referenca rekomanduese. Dosja do të vlerë- sohet me 20 pikë, ndërsa peshën më të madhe do ta ketë testimi me gojë, që do të vlerë- sohet me 50 pikë përkundrejt 30 pikëve që do të vlerësohet ai me shkrim.

spitale

“Kandidati për pozicionin ‘Drejtor’ duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:

Të zotërojë diplomë të nivelit master shkencor, preferohet të ketë eksperiencë pune në drejtim ose menaxhim, të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore gjatë tre viteve të fundit, si edhe të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale”, thuhet më tej në udhë- zim. Për aplikimet është caktuar një afat 15-ditor.

Ministria e Shëndetësisë ka tagrin për shkarkimin e titullarit në rast se konstaton shkelje flagrante ose kur ka një vendim të formës së prerë nga gjykata për falsifikim dokumentesh, përvetësim fondesh, marrje ryshfeti dhe deklarim të rremë gjatë fazës së aplikimit./ADA HAZIZOLLI

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts