Sunday, April 28, 2024
HomeAktualitetManjani: Makinat e luksit si shfaqje “mikro-borgjeze”…cili ligj i ndalon?

Manjani: Makinat e luksit si shfaqje “mikro-borgjeze”…cili ligj i ndalon?

-

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se asnjë nuk parashikon ndalimin e përdorimit të makinës luksoze.

Ai shton se përveç policisë shqiptare, askush nuk të thotë se një makinë luksoze të bën kriminel.

Manjani:

Ore janë në terezi kta apo jo? Po pse more u dashka ndaluar njeru të përdorë makina luksoze?!

Cili ligj ndalon përdorimin e makinës luksose?! Ç’krim bën njeriu që blen dhe nget një makinë luksoze?!

Kush, përveç policisë Shqipëtare, thotë që të kesh një makinë luksoze, të bën automatikisht kriminel?!

Pse po të kesh një “jo luksoze” nuk bën dot krim?!

Pastaj, çdo të thotë “luksoze”?! 4 rrota që drejtohen nga një timon e lëvizin nga një motorr… Çfarë quhet “luks” në një konstruksion të tillë, i destinuar për komsum!

Nuk e di! Po nëse synimi i policisë është të shndërrohet në Degë Ushtarake, apo postë kufitare (nga ato të dikurshmet), ku njerëzit duhet të paraqiten me detyrim aty, le ta thonë!

Ta thonë që të shkojmë vetë të gjithë nga një herë të paktën…

Se janë rreth 400 000 mjete të lëvizshme në vend që nuk ka vend as burg për të gjithë!

Çfarë është vendi ku po jetojmë? Demokraci, Diktokraci a çfarë?

Qartësisht “luksi” na qënka diçka e keqe… natyrisht jo të gjithë ata që e kanë janë të këqinj…

Enver e shkuar Enverit…

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts