- Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes zgjodhi pamje nga Voskopoja për t’i thënë “mirëmëngjes” shqiptarëve.
Në një postim në Facebook, ai ka publikuar një video me pamje nga “Qendra Historike e rilindur e Voskopojës”.
“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje mbresëlënëse nga Qendra Historike e rilindur e Voskopojës, ku ndërhyrjet për ruajtjen dhe nxjerrjen në dritë të vlerave të trashëgimisë tonë kulturore bashkë me shpëtimin e 4 kishave të vjetra të fshatit kanë hapur një faqe të re për cilësinë e jetesës dhe ekonominë e banorëve të zonës,” shkruan ai.
Por nga ana tjetër disa komentues e kanë kritikuar, njëri për shembull i shkruan se “është bërë si agjenci turistike promovimi”.
“Po merr e be noi pun te hajrit, se populli ska nevoje per shatervane, pedohale, fasada e ngjyra te bukura…se je be si agjenci promovimi turistik!!!,” shkruan ai.
“Shum mire qe merreni me gurët. Por nuk do ishte me mir te merreshit dhe me ushqimet… Se po helmohen shqiptaret..,” shkruan një tjetër.