Në prag të transferimeve apo largimeve të punonjësve në administratë si rezultat i shkrirjes së ministrive zv.kryeministrja Senida Mesi ka sqaruar se në këtë proces do të zbatohet ligji për nëpunësin.
Duke folur në takimin e 7 për reformën në administratë theksoi se nuk do të largohet nga puna asnjë nëpunës që ka qenë korrekt në detyrën e tij.
Përfaqësesja KE për çështjet e administratës, Mikela Matuella kërkoi më shumë transparencë në realizimin e reformës.
Ndryshimet në administratë duhet të jenë të qarta dhe të vendoset një plan konkret. Deri më tani Kemi parë ndryshime thelbësore.
Qeveria Rama 2 shkriu 9 ministri dhe shkriu 37 agjensi ndërsa tashmë pritet miratimi i strukturave të reja për të parë se sa punonjës do të largohen.