Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të shumta. Të forta kanë qenë edhe akuzat e opozitës, kryesisht ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha ndaj Ramës dhe qeverisë së tij.
Lidhjet me krimin dhe largimi i shqiptarëve nga vendi kanë qenë ndër temat kryesore të diskutuara në Parlament.
Por nuk kanë munguar dhe përqafimet dhe puthjet, ku rasti më pikant është ai i kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.
Në një moment kur Basha ka shkuar tek deputetët e LSI-së, ai është takuar përzemërsisht me Monika Kryemadhin dhe më pas ka fillur bisedën me këtë të fundit dhe kreun e grupit parlamentar Petrit Vasili.