Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve që të ecin me kujdes gjatë orëve në vijim, për shkak të rëndimit të kushteve atmosferike dhe shirave. Shpejtësia e lartë është burimi kryesor i aksidenteve në kushte të tilla.
Deklarata:
Drejtoria e Policisë Rrugore iu kerkon të gjithë drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë me mjetet e tyre në këto orë të shtojnë kujdesin gjatë drejtimit të mjetit të tyre.
Në orët në vazhdim si rezultat i rendimit të kushteve të motit dhe rënies së shirave në mjaft zona rrugore të vendit kanë ndodhur tre aksidente rrugore me pasojë humbjen e jetës së tre shtetasve.
Paraprakisht Policia Rrugore ka identifikuar si shkak të ndodhjes së tyre shkeljen e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve të përfshire në këto aksidente dhe sidomos shpejtësinë tej normave të lejuara dhe parakalimin e gabuar.
Me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore dhe parandalimin e tyre dhe ruajtjen e jetës së shtetasve Policia Rruga kërkon rritjen e vëmendjes në drejtimin e mjeteve, respektimin në maksimum të normave të sjelljes, përdorimin sidomos të rripave të sigurimit dhe vendosjen e kaskove mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.
Të evitohet me çdo kusht përdorimi i celularëve gjatë drejtimit të mjeteve.
Shërbimet e Policisë janë në akset rrugore për të parandaluar aksidentet dhe për të dhënë çdo ndihmë drejtuesve të mjeteve.