Thursday, March 28, 2024
HomeEkonomiEkonomia u rrit me 4.06% në tremujorin e dytë të 2017, peshën...

Ekonomia u rrit me 4.06% në tremujorin e dytë të 2017, peshën kryesore e zë ndërtimi

-

Ekonomia shqiptare ka përshpejtuar ritmet e rritjes, duke u zgjeruar me 4.06% në tremujorin e dytë të vitit.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, rritja ekonomike është nxitur nga ndërtimi, dhe nga punimet për TAP, rrugë, stadiume etj. Ndërtimi u rrit me gati 23% me bazë vjetore në tremujorin e dytë.

Sipas INSTAT, kontributin kryesor në këtë rritje e kanë  dhënë degët: Ndërtimi me +1,84 pikë përqindje, Industria, Energjia dhe Uji me +0,69 pikë përqindje, Tregti Hotele dhe Restorante dhe Transporti me +0,52 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,43 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe te Sigurimit me +0,27 pikë përqindje, Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi me +0,16 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,05 pikë përqindje, Pasuritë e paluajtshme me +0,05 pikë përqindje. Negativisht kanë kontribuar aktivitetet Shërbimet e tjera me  -0,11 pikë përqindje dhe Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me -0,13 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me +0,29 pikë përqindje.

Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 0,13 %. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati rritje me 6,05 %. Ndikimin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë Industria Nxjerrëse e cila ka ndryshuar trendin duke shënuar rritje me 16,93 % dhe Industria Përpunuese e cila pati rritje me 6,30 %, ndërsa grupi Energji Elektrike pati rënie me 2,21 %. Aktiviteti i Ndërtimit pati rritje me 22,68 %, influencuar kryesisht nga investimet private  të lidhura me TAP, si edhe nga kompanitë që bëjnë vepra publike si rrugë, stadiume etj. Grupi i aktiviteteve Tregti, Hotele, Restorante dhe Transport pati një rritje prej 3,54 %, i ndikuar kryesisht nga tregtia me shumicë dhe transporti tokësor dhe ujor. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 2,04 %. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 10,60 %. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 0,93 %.

Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rënie prej 2,31 % i ndikuar kryesisht nga rënia në aktivitetin e Call Center. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë pati rritje me 4,27 %, i ndikuar kryesisht nga shëndetësia, ndërkohë që arsimi shfaqet me rënie të lehtë. Grupi i aktiviteteve Shërbime të tjera si Arte dhe argëtim, Aktivitete të tjera shërbimi, Aktivitete të familjes, Aktivitete të familjes për përdorim të vet, Aktivitete të organizatave ndërkombëtar, pati rënie me 4,57 %. Taksat Neto mbi produktet patën rritje me 2,20 %, përfundon raporti i INSTAT.

Bie sektori call center

Sektori i call center vitet e fundit u kthye në një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend, teksa ai punësoi mbi 25 mijë punonjës, sipas të dhënave të deklaruara nga tatimet.

Tashmë duket se rënia e aktivitetit të call center është bërë realitet. INSTAT konfirmoi në raportin e prodhimit të brendshëm bruto të tremujorit të dytë se Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rënie prej 2,31 % i ndikuar kryesisht nga rënia në aktivitetin e Call Center. Është hera e parë që ky sektor raporton rënie, pas rritjes së vrullshme vitet e kaluara./monitor

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts