- TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Kalanë e Lezhës për të përshëndetur mëngjesin e sotëm ndjekësit e tij në “Facebook”. Për kryeministrin Kalaja e Lezhës e restauruar, ofron shërbime të reja për vizitorët.
“mirëmëngjes 😀dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje fantastike nga Kalaja e Lezhës, e restauruar dhe me shërbime të reja për vizitorët e turistët e shumëfishuar 🌹”, shkruan Rama.
Por disa komentues i qajnë hallet kryeministrit duke nisur nga ato që përballen vetë çdo ditë në Shqipëri.
Një prej tyre i shkruan se populli nuk ka bukë të hajë.
Komentues 1: Shoku Rama, ty të duhet Shqipëria për sytë e botës, apo për shqiptarët. Merru me gjëra reale se po e mbyt këtë popull shumë të lodhur, boll u tallët, ai tjetri nuk ka bukë të hajë, apo e ke qëllimi në vetvete, që edhe bar do hamë, vetëm e vetëm Shqipërinë ta paraqesim parajsë në sytë e botës. Servil…
Komentues 2: Postoo rrugë punë, je bërë mu si gratë vetëm llogje kee ik e hajdut që vjedh hapur.
(m.k/BalkanWeb)