Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pas një sherri që ka zhvilluar me një vendas. Sipas dëshmive të marra në polici grindja që ka nisur për motive banale ka degjeneruar në dhunë fizike.
I plagosuri u dërgua menjëherë në spital dhe pas një ndërhyrje kirurgjikale u arrit që ti shpëtohej syri. Shqiptari banor në Finale Ligure, u arrestua dhe pret dënimin.