Një masakër, e prerjeve të pyjeve është konstatuar ditën e sotme në malin e Krrabit që gjendet në Pukë.
Sasi të mëdha pyjesh janë konstatuar të prera, e të vendosura në stivë njëri pas tjetrit, siç shihen dhe në foto.
Prerja masive e pyjeve është raportuar nga gazetari Armir Mehaj, gjë e cila është konsideruar gati një masakër.
Kohët e fundit raste të paligjshme të prerjes së pyjeve janë konstatuar në masë, duke shkaktuar një katastrofë natyrore.