Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët, Partia Republikane ka krijuar grupin e saj parlamentar.
Për të krijuar këtë grupim të ri në Kuvend PR ka marrë 7 deputetë nga listat e PD-së. Deputetët që largohen nga grupi parlamentar i PD janë si më poshtë.
Isuf Çelaj- Lezhë
Hekuron Hoxholi- Korçë
Oriola Pamuri -Tiranë
Lindita Metalia- Lezhë
Nadire Meçorapaj – Vlorë
Fatbardha Kadiu- Durrës
Fatmir Mediu- Tiranë
Kryetar i këtij grupimi të ri parlamentar do të jetë Fatmir Mediu, që është njëkohësisht dhe kryetar i PR-së, nënkryetare do të jetë Lindita Metalia.
Në këtë grup të ri parlamentar bëjnë pjesë Oriola Pampuri dhe Nadire Meçorapaj që të dytat në listat e PD në Tiranë dhe Vlorë.