Tenton të korruptojë punonjësit e policisë, arrestohet në flagrancë.
Më datë 04.10.2017 nga Seksioni Kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi:
Arjan Curri , 30 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur lagjia “Perash” tek sheshi “Isa Boletini”, Shkodër, ndërsa ishte duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targë AA 689 AN, ka tentuar të korruptojë me një kartmonedhë 2000 lekëshe, punonjësit e policisë të Njësisë Operacionale të Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor Tiranë, pasi kishte mangësi në dokumentacionin e mjetit.
Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.