Sunday, February 16, 2025
HomePolitikëNdërprerja e seancës plenare, palët futen në negociata. Skenari për zhbllokimin e...

Ndërprerja e seancës plenare, palët futen në negociata. Skenari për zhbllokimin e ngërçit

-

 Pas ndërprerjes për të disatën herë të seancës së sotme plenare, dhe rezistencës që bënë deputetët e Partisë Demokratike, duke mos dalë nga salla, palët siç duket po negociojnë. ‘BalkanWeb’ mëson se negociatat mes maxhorancës dhe opozitës duket se konsistojnë në shtyrjen e seancës për një ditë tjetër.
Ndërkohë, kryeparlamentari Gramoz Ruçi doli me një tjetër njoftim në rinisje të seancës, ndërsa pohoi se Kuvendi pritet të mblidhet në orën 18:00 të pasdites. Sakaq, deputetët e PD-së do qëndrojnë të ngujuar në sallë, ndërsa negociatat thuhet se kanë si qëllim shtyrjen e seancës.

Deputetët e PD iu bashkuan rezistencës së Bashës për të mos dalë nga salla, ku ky i fundit u përjashtua vetëm ditën e sotme nga Kuvendi, pasi ai theu urdhrin duke ‘bllokuar’ foltoren.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts