- TIRANE– Disa foto të publikuara dy ditë më parë, ku një i ri masakronte me sëpatë një qen, ka ngjallur jo pak reagime. Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, një ditë pas publikimit të rastit shkruante se rritet një racë e dhunshme që mund të jenë kërcënim për shoqërinë.
Këtë deklaratë e ka mbështetur edhe nënkryetari i LSI-së, Luan Rama. Përmes një komenti në deklaratën e fortë që Tahiri bëri një ditë më parë, Luan Rama, i thotë se e ka në krah në këtë nismë të rëndësishme.
Postimi i Tahirit
“Nje rrace e re dhunuesish po rritet. Sot me nje qen, neser me nje shok a familjar, e keshtu pa mbarim. Thuajse 1 vit me pare propozova nje p/ligj per mbrojtjen e kafsheve nga dhuna, por PARLAMENTI NUK DEGJON. Me mbetet ta risjell perseri ne vemendje, me shpresen se te gjithe ata qe nga kjo e sotmja jane neveritur e frikesohen nga e ardhmja, te gjejne kohe te behen bashke e te detyrojne parlamentin te marre ne shqyrtim e te miratoje nje ligj per te ndalur perfundimisht masakren ndaj kafsheve”
Reagimi i Luan Rames
“Akt makabër, i shëmtuar deri në neveri, parathënie e një krimineli që po vjen! Duke u solidarizuar me shqetësimin tënd qytetar, më ke në krah për projektligjin për mbrojtjen e kafshëve!”
(BalkanWeb)