Friday, April 26, 2024
HomeSportSkenarë pro Italisë, Gerard Pike: Shqipëria e ka një plan për Spanjën

Skenarë pro Italisë, Gerard Pike: Shqipëria e ka një plan për Spanjën

-

SHQIPËRIA
“Shqipëria është një kombëtare që… (qesh), është e përgatitur për diçka. Është një ekip shumë i fortë dhe këtë e tregoi duke u kualifikuar për në Europianin e fundit. Atje na hapi më shumë probleme, edhe pse arritëm të fitonim. Ata mbyllen shumë mirë mbrapa dhe mund të të bëjnë keq me kundërsulme.

Duhet të jemi të kujdesshëm në momentin që ata do të marrin topin sepse mund të na ndëshkojnë. Kundërsulmi është arma e tyre më e fortë dhe mund të na krijojnë rrezik. Duhet të përfitojmë nga rastet që do të kemi dhe ta zhbllokojmë sa më shpejt ndeshjen”.


PAVARËSIA

“Shikoni, shumë futbollistë thonë që nuk kanë dëshirë të flasin për politikë, por sigurisht që ne përpara se të jemi futbollistë jemi qytetarë dhe kemi përgjegjësi. Fakti që unë dua pavarësinë e Katalonjës, nuk më bën ta urrej Spanjën. Unë e dua këtë ekip dhe këtë kombëtare sepse i kam dedikuar jetën time profesionale. Secili ka të drejtë të zgjedhë.

E ardhmja? Ndoshta unë nuk do ta kem luksin të zgjedh se me kë kombëtare do të luaj në të ardhmen sepse mosha bën të vetën. Ramos? Kam marrëdhënie të shkëlqyera me të, pavarësisht atyre që thuhen në media. Ne jemi gjithmonë bashkë dhe do ta ndihmojmë skuadrën për të arritur rezultate pozitive. E gjithë vëmendja duhet të jetë te Shqipëria dhe tek asnjë gjë tjetër.”

MILITANT
“Nuk mendoj se jam në personat që qëndrojnë në linjën e parë të militantëve. Unë kam mendimet e mia në lidhje me këtë çështje dhe askush nuk mund të mi ndalojë. Kam thënë vetëm që njerëzit duhet të shkojnë të votojnë. Asgjë më shumë se kaq. Se çfarë të votojnë është tjetër gjë”.

LARGIMI
“Sigurisht që e kam planifikuar dhe e kam menduar diçka të tillë, pse jo. Dua të largohem nga këtu dhe ta mbyll etapën time në mënyrën më të mirë të mundshme. Kanë kaluar 10 vite, 1/3-ta e jetës time. Sigurisht që nuk dua të largohem nga dera e pasme. Ka shumë njerëz në Spanjë që më duan, por edhe nga ata që më urrejnë. Unë kam dhënë gjithmonë më të mirën për kombëtaren. Por, ndihem shumë i fortë dhe me shumë energji për ta përballuar këtë situatë”./panoramasport/

(BalkanWeb)

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts