Sunday, February 5, 2023
HomeAktualitetOrganizata kundër armëve bërthamore merr çmimin Nobel për Paqe

Organizata kundër armëve bërthamore merr çmimin Nobel për Paqe

-

 

 Grupimi antinuklear Fushata Ndërkombëtare për Eliminimin e Armëve Bërthamore, ICAN, mori sot çmimin Nobel për Paqen.
Komiteti Norvegjez i Nobelit ia dha çmimin këtij grupimi për ”punën e tij për tërheqjen e vëmendjes ndaj pasojave katastrofike humanitare gjatë përdorimit të çdo lloj arme bërthamore”.

Fituesi i këtij viti ka qenë surprizë, pasi për çmimin favorizoheshin emra të njohur në arenën ndërkombëtare, si ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif, dhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, për marrëveshjen me Iranin për armët nukleare.

Fushata Ndërkombëtare për Demontimin e Armëve Nukleare, ICAN, një grup që punon dhe promovon një çarmatim të plotë të armëve nukleare ka fituar edhe çmimin më prestigjioz.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,696FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts