Wednesday, May 29, 2024
HomePolitikëNisma e re, Rama ka prezantuar sot platformën për bashkëqeverisjen me qytetarët

Nisma e re, Rama ka prezantuar sot platformën për bashkëqeverisjen me qytetarët

-

 

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot platformën për bashkëqeverisjen me qytetarët dhe mënyrën si do funksionojë kjo platformë. Rama tha se përmes kësaj platforme njerëzit mund të ankohen qoftë për politikanët apo për reformat e caktuara dhe për sjelljet abuzive dhe korruptive me zyrat e shtetit. Një tjetër risi sipas Ramës do jetë edhe interpelanca publike, ku gjithkush mund të thërrasë në interpelancë kryeministrin, ministrin apo deputetin.
“Po fillojmë të bëjmë ekspozimin platformës. Kjo është dritarja e ankesave. Ka disa dritare ku orientohesh se ku duhet të bëhet ankesa. Njerëzit mund të ankohen siç e patë në fillim qoftë për politikanët apo për reformat e caktuara dhe padiskutim për sjellje abuzive dhe korruptive me zyrat e shtetit. Ata që kanë akses në këtë mekanizëm janë anëtarë të regjistruar të këtij koalicioni dhe nuk janë të detyruar të ankohen vetëm për vete, por edhe për diçka që ndodh në rrethin e tyre shoqëror dhe familjar. Figura e çdo anëtari të këtij koalicioni është figurë përfaqësuese e koalicionit aty ku jeton dhe punon. Secili dhe secila do jetë pak a shumë njësoj si një deputet nga pikëpamja e aksesit. Pra siç i marrin anëtaret e qeverisë projektvendimet do i marrin edhe anëtarët e këtij koalicioni kudo që jetojnë, janë të rinj apo të moshuar.

Dritarja tjetër është nisma ime. Shumëkush ka ide dhe dëshirë për t’u përfshirë në aktivitet dhe ka nevojë për mbështetje. Kushdo që ka një ide dhe dëshiron të marrë një nisëm komunitare mund ta ndajë atë me ne dhe me qeverinë e Shqipërisë dhe brenda 20 ditësh do marrë përgjigje për mundësinë ose jo të mbështetjes së kësaj nisme. Dritarja tjetër është fjala ime. Këtu nuk bëhet fjalë për ankesa, por për kontributin e gjithsecilit, për kontributin e opinionit dhe propozimeve siç mund të përmirësohet qeverisja përshembull kur flitet për një reformë.

Ka edhe një rubrikë tjetër ku përfshihet interpelanca publike dhe gjithkush mund të thërrasë në interpelancë kryeministrin, ministrin apo deputetin. Kuptohet duhet të formohet numri i caktuar për interpelancën. Në platformë mund të kenë akses të gjithë, por këto të drejta dhe detyrime do i kenë vetëm ata që janë anëtarë aktivë të koalicionit qeverisës. Tjetra është nota ime. Nota ime është një vlerësim që kushdo që shkon në një zyrë për të marrë shërbim mund të japë vlerësimin e tij. Ky vlerësim do vlejë për të informuar publikun, por edhe për të informuar çdo anëtar të kabinetit qeveritar”- tha Rama.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts