- ATHINE- Çështja e teksteve të historisë dhe gjeografisë në shkollat shqipe, është një temë e hapur në Greqi, ku vërehet se në librat e historisë, Konica, Kosturi, Follorina, Preveza dhe Arta prezantohen si toka shqiptare!
Televizioni “Star” përgatiti një kronikë, ku pyeti për këtë temë, ministrin e Jashtëm Grek gjatë takimit Ministror në Selanik.Në përgjigjen e tij, Kotzias tha me tone humori: “Ka një paradoks. Zgjohemi në mëngjes me muzikë greke për të shkuar me energji dhe vitalitet në punë dhe pastaj shajmë grekët. Pastaj pijmë një kafe, hamë një sufllaqe alla greke, dhe përsëri shajmë. Ky është një paradoks”.
Ndërkaq, zëvendës ministri i jashtëm Ioanis Amanatidis thotë se “Shteti shqiptar është i bllokuar në perceptimet anakronike, nacionaliste dhe irredentiste”.
Në takimin ministror në Selanik, ku u diskutuan çështjet e energjisë dhe sigurisë, morën pjesë vec ministrit grek, dhe atij shqiptar, edhe edhe ministrat nga Shkupi dhe Bullgaria.
(BalkanWeb)