Friday, April 26, 2024
HomePolitikëPS - Ministrat prezantojnë objektivat e 100 ditëve të para

PS – Ministrat prezantojnë objektivat e 100 ditëve të para

-

Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare në Tiranë.

Ministrat po prezantojnë objektivat për 100 ditët e para të qeverisjes por dhe të mandatit qeverisës “Rama II

Prioritet e Ministrisë së Brendshme

1-Përgatitja e kuadrit ligjor për procesin e vettingut në radhët e policisë

2-Forcimi i policimit në komunitet

3- Lufta kundër krimit të organizuar sfida kyçe për gjithë mandatin, por në këto 100 ditët do të shohë një sërë hapash që do të hidhen. Një raport zyrtar i monitorimit kombëtar të kanabisit do të jetë shumë shpejt publik. Do vazhdojmë me luftën kundër grupeve kriminale që merren me kultivimin.

Operacion i mirëorganizuar i policisë së shtetit në ndërthurje me të gjithë agjencitë e shtetit

Përmirësim cilësor i policisë gjyqësore

Riorganizim tërësor të sistemit të hetimit në polici.

Ngritja e strukturave të posaçme ndëristitucionale për goditjen e paligjmërisë

4- Menaxhimi i kufirit

Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm

Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm

Objektivat për 100 ditët e para të Ministrise për Evropën dhe Punët e Jashtme

Prezantoi ministri Ditmir Bushati

1- Integrimi Europian. Në 2018 do të vijmë me një vendimmarrje të plotë sa i takon procesit të fillimit të bisedimeve për anëtarësim

2- Prioritet rajoni.  Marrëdhënia jonë me Kosovën, dhe plani ambicioz për ta kthyer kufirin tonë në një kufi europian dhe kthimin e Portit të Durrësit në portën hyrëse për Kosvoën

3- Në 100 ditëshin e parë do të fokusohemi në krijimin e regjistrit  të diasporës që do i hapë rrugë zbatimit të ligjit për regjistrimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut

4- Diplomacia në shërbim të ekonomisë. Është prioritet për punën tonë. Gjatë 100 ditëshit takime me shërbimin e jashtëm dhe agjencitë kryesore në vend që merren me promovimin e investimeve të huaja, konsuj nderi dhe komunitetin e biznesit dhe shtete si Hungaria që kanë eksperiencë në këtë drejtim. Të kemi koncept të qartë si do ta shtrijmë në praktikë

5- Shërbimet konsullore:  Ambicia është që brenda 100 ditëve të kemi 40 % më pak dokumentacion të kërkuar për shtetasit tanë për procedura të ndryshme konsullore.

Ditmir Bushati, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ditmir Bushati, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

Objektivat për 100 ditët e para të ministrisë së Mbrojtjes

Prezantoi  ministrja Olta Xhaçka

 1- Do thellojmë bashkëpunimin me NATO-n e SHBA e aleatët tanë europian.

2- FA do të vijojë rritjen e kontributit të Shqipërisë në NATO dhe angazhimin në misione paqëruajtëse të drejtuara nga aleanca

3-  Në 100 ditët e para të punojmë seriozisht për të paraqitur një buxhet sa më serioz

4- Në këto 100 ditë FA do të jetë sa më pranë komunitetit.  FA do të angazhohen për të respektuar Dëshmorët e Kombit.  Do jemi në shërbim të komunitetit civil.

Angazhimet do të jenë bazuar në kërkesat e ardhura nga pushteti lokal dhe në funksion të nevojave të atij qëndror: Rrugë, ura, vepra publike, pastrime territori, asistencë mjekësore në fshatra të thellë, angazhime në situata emergjente. Ushtarakët do të jëne në shërbim të atdheut, në shërbim të vendit.

Betejat tona nuk janë vetëm me armë e kundërshtarë përballë por beteja për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë dhe më të denjë për të qenë atdheu ynë, Shqipëria që duam

Olta Xhaçka, Ministre e Mbrojtjes

Olta Xhaçka, Ministre e Mbrojtjes

Doreheqja e Gramoz Ruçit

Gramoz Ruçi jep dorëheqjen nga posti i sekretarit të Përgjithshëm i PS-se

Shkak është detyra e re si kryetar i Kuvendit.

Gramoz Ruçi, Kryetar i Kuvendit

Gramoz Ruçi, Kryetar i Kuvendit

Mblidhet sot Asambleja, prezantohen zv/ ministrat e qeverisë

Do të bëhet prezantimi i zv.ministrave të rinj të qeverisë Rama II.

Burimet nga PS, thonë se do të jetë kryeministri Edi Rama që do të prezantojë zv.ministrat që do të jenë kryesisht gra.

Gjatë takimit do të bëhet prezantimi i zv.ministrit të Jashtëm, ndërsa pritet të njoftohet edhe numri i zv.ministrave që do të ketë ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës e cila ka përmbledhur brenda dikasterit edhe institucionet e varësisë që më parë kanë qenë pjesë e ministrisë së Transporteve.

Më konkretisht mësohet se në Asamblenë Kombëtare të PS, do të prezantohen drejtuesit e nivelit të dytë në Ministrinë e Bujqësisë, ku pritet të ketë 3 zëvendësministra.

Rendi i ditës në këtë aktivitet ka përcaktuar edhe prezantimin e zv.ministrave të ministrisë së Brendshme dhe disa dikastereve të tjera të qeverisë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts