Sunday, January 29, 2023
HomeAktualitetEkspertët - Një familje rrezikon seriozisht nga rrëshqitja e shkëmbinjve në Torovicë

Ekspertët – Një familje rrezikon seriozisht nga rrëshqitja e shkëmbinjve në Torovicë

-

Në dy anët e malit si nga pjesa e Torovicës ashtu dhe nga zona e Kakarriqit ka shkëmbinj të tjerë që përbëjnë rrezik jo vetëm për makinat por edhe banorët e zonës.

Inxhnieri Gjeologjik, Vladimir Kola, thotë se kanë konstatuar dy masivë shkëmbinjsh të cilët janë rrezik potencial për një familje, banesa e të cilës ndodhet poshtë tyre.

Kola: Pamë situatën paraprake se do një studim të hollësishëm, një krehje të zonës edhe në pjesën e Balldrenit në Torovicë dhe në pjesën e Kakarriqit sepse në dy anët ka rrugë automobilistike, ka familje. Duhet krehja e kësaj pjese në dy anët e shpateve sepse konkluduam se janë dy masivë që janë rrezik për një familje, që quhet Paulin Prendi. Si ato edhe gjatë pjesës së shpatit tjetër ka sa të duash. Duhet parë gjitha pjesa e majës, ajo është më e rrezikshme sepse masivi merr energji të jashtëzkonshme deri sa vjen këtu. Pikërisht ai masiv ishte shkëputur nga maja.

Kola shpjegon dy mënyrat e ndërhyrjes që nuk janë më shumë kosto për të shmangur rrezikun.

Kola: Masat nuk janë me kosto të lartë. Do të merren masa inxhinierike, ose me thyerjen e atyre me lëndë plasëse se janë një çikë lart ose masa për mbrojtje, stabilizimin e tyre që të mos zhvendosen më poshtë. Duke u ngul shina, varet nga masivi. Duhet të verifikohen në vend pastaj të shikohen. Nëse fluksi i makinave do të ishte shumë i lartë aty ka problematika, erozioni është në rritje për shkak të ndryshimeve të kushteve atmosferike dhe mungesës së bimësisë. Bimësia luan rolin e vet qoftë dhe në parandalimin e energjisë që merr gjatë rrokullisjes. Po të kishte bimësi të lartë, pisha, ai gur do të ishte problematik por jo kaq i rrezikshëm sa ishte.

Ngjarja tragjike e dy ditëve më parë ku humbën jetën dy vëllezër dhe nusja shtatzënë ka vënë në lëvizje autoritetet lokale dhe qëndrore me qëllim marrjen e masave që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,674FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts