Friday, April 19, 2024
HomePolitikëMeta: Optimist për përmbushjen në kohë të 5 prioriteteve të KE për...

Meta: Optimist për përmbushjen në kohë të 5 prioriteteve të KE për hapjen e negociatave

-

 

 Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Anëtarësimit në Komisionin Evropian, Christian Danielsson.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka përmbushja e 5 prioriteteve të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe u shpreh optimist për plotësimin në kohë të tyre.

Ai nënvizoi gjithashtu se pritshmëritë legjitime të qytetarëve shqiptarë dhe investimi i madh evropian dhe amerikan për reformën në drejtësi duhet të njohin përparim cilësor dhe të shpejtë në ngritjen e plotë dhe funksionimin efikas të organeve që do të bëjnë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Meta-Danielsson (2)

Presidenti Meta theksoi gjithashtu rëndësinë që ka nisja në kohë e reformës zgjedhore në Kuvendin e Shqipërisë, për të trajtuar me seriozitet dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse të gjitha shqetësimet dhe rekomandimet që ngrihen në raportin e OSBE/ODIHR-it.

Presidenti Meta dhe Danielson shkëmbyen mendime edhe mbi situatën në rajon dhe zhvillimet e fundit në Bashkimin Evropian.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts